Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave antiCovid ka gjobitur mbi 1 mijë qytetarë.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i gjobave në trafik.

Brenda 1 dite janë shqiptuar 1339 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.

Ndërsa 21 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.