283 të infektuar me koronavirus në Kosovë

283 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Sipas IKShPK-së, deri më tani janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4 mijë e 273 kontakte të rasteve.

IKSHPK-ja njofton se nga data 08 shkurt deri më 11 prill të këtij viti, janë testuar gjithsej 3 mijë e 6 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 283, me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Kurse 58 persona janë shëruar.