Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me COVID-19 në botë ka arritur në 52 milionë e 24 mijë e 841, njoftoi sot Worldometer.

Deri më tani, 36 milionë e 531 mijë e 460 persona janë shëruar nga virusi, ndërsa 1 milion e 282 mijë e 944 kanë vdekur.

Aktualisht janë 14 milionë e 210 mijë e 437 raste aktive, nga të cilat një për qind janë në gjendje kritike.

Situata më e keqe është në Shtetet e Bashkuara me 10.5 milionë njerëz të infektuar, pasuar nga India me 8.6 milionë, Brazili 5.7, Rusia 1.8 dhe sot grupit të vendeve me një milion pacientë iu bashkua Italia.

Në Evropë, numri më i lartë i pacientëve është në Rusi, Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, ku u regjistrua numri më i madh i vdekjeve – 49.770.