​Mbi 573 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

 
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa janë 573 mijë e 312 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e fundit, MSH ka njoftuar se dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa janë konfirmuar 38 raste të reja, nga 3 mijë e 285 testime të kryera./21Media

Back to top button