Mbi 733 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës antiCovid
Në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se 733 mijë e 108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 572 mijë e 626 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 21 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1 mijë e 893 mostrave./21Media