Numri i njerëzve të infektuar nga koronavirusi në botë kaloi sot 81 milionë, sipas të dhënave të fundit nga worldometers.info.

Deri më tani, 1 milion e 769 mijë njerëz kanë vdekur dhe 57 milionë janë shëruar zyrtarisht.

Aktualisht janë 22 milionë raste në botë ose 99.5%, dhe 105.000 ose 0.5% janë në gjendje kritike.

Numri më i lartë i pacientëve është në SHBA, mbi 19 milionë, pasuar nga India me 10 milionë, Brazili 7 milionë, Rusia 3 milionë dhe Franca 2.5 milionë.

Gjithsej 1.770.254 njerëz kanë vdekur që nga shpërthimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të vdekjeve – 340.878, pasuar nga Brazili me 190.861 dhe India me 147.940 vdekje.