Mbledhja e dy qeverive shqiptare mbahet në muajin nëntor
Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se përtej sfidave të shumta dy qeveritë kanë potencial për të realizuar projekte të përbashkëta.
“Biseduam për të gjitha fushat për qeverisjen tonë të mirë, e shohim si të rëndësishme koordinimin gjithandej. Biseduam për zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, tha Kurti ndër tjera.
Kurti gjithashtu njoftoi se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë pritet të mbahet në muajin nëntor./21Media