Sot me fillim nga ora 11:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ku komision u formua në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa do të udhëhiqet nga deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Subjekti më i madh në Kuvendin e Kosovës në këtë komision do të përfaqësohet edhe me Labinotë Demi Murtezi dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Veton Berisha përfaqësojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Deputetja Eliza Hoxha e cila në këtë komision është edhe zëvendëskryesuese dhe Bekim Haxhiu e përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Shkumbin Demaliaj është nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa Listën Serbe në këtë komision e përfaqëson Milosh Peroviq, kurse koalicionin Nisma-AKR e përfaqëson deputeti Endrit Shala.