Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë
23 Nëntor 2020
Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Para anëtarëve të këtij komisioni do të raportoj Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar i Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë do të nis në ora 14:00.