Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot nga ora 16:00 do të mbajë mbledhjen e kryesisë së saj.

Kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, do të bëjë publik emrat e ministrave të qeverisë së tij.

Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media./21Media