Mbyllen dy ndeshjet e sotme në Superligë, këto janë rezultatet
25 Nëntor 2020
Kanë përfunduar dy ndeshjet e planifikuara që të zhvillohen sot nga xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës.
Prishtina ka triumfuar me rezultat 0-2 si mysafire e Llapit duke shkuar në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Llapi renditet në vendin e parafundit me vetëm tetë pikë.
Nga dueli tjetër ndërmjet Trepçës 89’ dhe Besës, fitues doli skuadra vendase me rezultat 4-2. Kjo fitore e ngrit Trepçën 89’ në kuotën e 17 pikëve, kurse Besa i ka vetëm gjashtë pikë në vendin e fundit.