Kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës të cilat u zhvilluan me fillim nga ora 16:00.

Ballafaqimi ndërmjet Arbërisë dhe Prishtinës përfundoi pa fitues dhe rezultati final ishte 1:1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me golin e Zabërgjas në minutën 10, derisa shifrat i barazoi Otto John në minutën 35.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ndërmjet Drenicës dhe Besës së Pejës, triumfues dolën vendasit me rezultat 2:1.

Matheus i kaloi mysafirët në avantazh në minutën 33, para se shifrat t’i barazonte Meziu në minutën 44 nga pika e bardhë.

Fitoren Drenicës ia siguroi Elshani në minutën 60 të takimit.