Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera nga Superliga e Kosovës.

Feronikeli është ballafaquar me Trepçën 89’ nga ku edhe ka dalur triumfues me rezultat 2-0.

Golat për vendasit u realizuan nga Simonovski dhe Maliqi brenda pjesës së parë dhe pas kësaj fitoreje, Feronikeli renditet në vendin e pestë me 19 pikë të mbledhura, kurse Trepça 89’ në vendin e tetë.

Në ndeshjen tjetër, derbi i qytetit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i takoi skuadrës së Dritës më rezultat 2-3.

Dy golat për Gjilani i realizoi Nikac, kurse Drita e siguroi fitoren me golat e realizuar nga Namani, Fazliu dhe Haxhimusa.