Sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll, të vlefshme për xhiron e tetë, raporton KosovaPress.

Drita e ka mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 4-1, derisa Besa dhe Feronikeli kanë luajtur me barazim me rezultatin 1-1.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka befasuar duke e mposhtur Arbërinë me rezultat 2-0.