Ka përfunduar ndeshja e vetme e planifikuar për t’u zhvilluar sot në kuadër të Superligës së Kosovës.

Nga ora 13:30 u ballafaquan Arbëria dhe Besa dhe ishin vendasit ata të cilët triumfuan me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 75’ të takimit dhe realizues ishte Bilalli.

Me këtë fitore, Arbëria ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë, kurse Besa mbetet në vendin e fundit me vetëm gjashtë pikë të mbledhura.