Xhiro e dhjetë e Superligës së Shqipërise ka sjellur edhe ndeshjen derbi ndërmjet Kukësit dhe Tiranës e cila u zhvillua të Mërkurën në mbrëmje.

Përkundër se pritej një ndeshje e hapur dhe me më shumë gola, në teren u pa diçka tjetër më të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme për të mos pësuar humbje, përcjell KosovaPress.

Në fund të ndeshjes, rezultati mbeti 0-0, edhe pse ky rezultat nuk i ka konvenuar asnjërës skuadër.

Kukësi, që renditet në vendin e dytë me 17 pikw, tashmë ka mbetur pesë pikë prapa Vllaznisë, kurse Tirana renditet në vendin e gjashtë me vetëm 14 pikë të mbledhura.