Ka përfunduar ndeshja derbi e Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ishte Prishtina ajo e cila ishte shumë afër fitores pasi e ruajti epërsinë prej një goli që nga minuta e 39’ kur realizoi Krasniqi deri në minutën e 84’ kur Gerbeshi barazoi rezultatin nga pika e penalltisë.

Kështu Drita mbetet liderë e tabelës me 40 pikë, kurse Prishtina është në vendin e tretë me 32 pikë.