Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës dhe rezultati ka mbetur i pa ndryshuar që nga fillimi, pra 0-0.

Të dy skuadrat krijuan pak raste shënimi. Ishte portieri i Kosovës ai që në disa raste rrezikoi për të pësuar gol me dalje të panevojshme.

Nga ana tjetër, për Kosovën, ishte Edon Zhegrova ai i cili rrezikoi portën e kundërshtarit në dy raste pas depërtimeve fantastike në stilin e tij, por që nuk arriti deri tek goli.