Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës të cilat kanë filluar nga ora 16:00.

Rezultati në të dy ndeshjet është i barabartë 1-1.

Në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Arbërisë dhe Prishtinës, fillimisht vendasit kaluan në avantazh me golin e Zabërgjas në minutën e 10’, kurse më pas Prishtina barazoi shifrat me golin e Otto John në minutën e 35’.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Drenicës dhe Besës së Pejës, ishin mysafirët ata që realizuan të parët përmes Matheus, ndërsa shifrat i barazoi Meziu në minutën e 44’ nga pika e bardhë.