Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica në udhëtim nxori një pikë ndaj Besës në “Shahin Haxhiislami” duke luajtur me rezultat 0:0.

Prishtina në “Fadil Vokrri” mposhti skuadrën e Arbërisë me golin e mesfushorit Enis Gavazaj në minutën e 11 nga penalltia.

Sfida e fundit i takoi Trepçës ‘89 dhe Dritës. Ekipi gjilanas udhëtoi drejt “Riza Lushtës” ku arkëtoi tri pikë të plota të cilat e afrojnë më afër liderit, Ballkanit. Pas 90 minutash lojë, rezultati ishte 0:1, ku golin e vetëm për gjilanasit e shënoi sulmuesi 34 vjeçar Xhevdet Shabani./KP