Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nocila Orlando bëri të ditur se fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali do të realizohet më 21 maj.

Orlando tha se gjatë periudhës kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të kthehen në Itali.

“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë – Itali niset më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, e të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Twitter.

https://twitter.com/nicolaorlando?ref_src=twsrc%5Egoogle%7Ctwcamp%5Eserp%7Ctwgr%5Eauthor

Kujtojmë se, Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësor për shkak të pandemisë COVID-19. /21Media