Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Mehaj dhe Esobari flasin për të arriturat dhe vizionin e FSK-së

2 min read

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitëzyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherazi të dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Mehaj dhe Escobarin u pajtuan se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vizioni për të ardhmen janë në funksion të plotë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal dhe më gjerë.

“Po ashtu, në këtë takim është ri-konfirmuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe SHBA-së është çdoherë e më i fortë sepse bazohet në vlerat e përbashkëta të dy vendeve dhe u theksua nevoja për gjetjen e formave tjera për ta thelluar akoma më shumë bashkëpunimin në mes të dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Mehaj e Escobar kanë diskutuar edhe për sfidat aktuale dhe ato të ardhshme në mjedisin e sigurisë dhe format efektive të menaxhimit të tyre.

“Ministri Mehaj dhe z. Escobar diskutuan edhe sfidat aktuale dhe ato të ardhshme potenciale të mjedisit të sigurisë, si dhe format më efektive të menaxhimit të tyre me konstatimin e përbashkët se shumë e rëndësishme është siguria bashkëpunuese nga të gjithë. Në fund të këtij takimi, Escobar e falënderoi ministrin Mehaj dhe e përgëzoi Kosovën për mbështetjen e ofruar misionit të NATO-së në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani si dhe e theksoi që FSK-ja ka shënuar arritje domethënëse me bashkë-zbarkim me ushtrinë e SHBA-së.

Tutje thuhet se “Ekspozita ushtarake vjetore “AUSA 2021” sikur nga nikoqiri, njëherazi Presidenti i Shoqatës së Ushtrisë Amerikane, gjeneral Robert Broën, gjithashtu edhe nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneral James C. McConvile, u vlerësua shumë e suksesshme. Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për Presidentin e AUSA, gjeneral Broën për ftesën, mikpritjen dhe këtë mundësi të veçantë. Më tej, në vazhdën e takimeve të shumta në SHBA, ministri Mehaj takoi Presidentin e Shoqatës së Biznesit SHBA- Evropë Qendrore (The American-Central European Business Association – ACEBA), Eric Steëart dhe delegacionin e tij.

Shoqata e Biznesit SHBA- Evropë Qendrore (ACEBA) është themeluar më 2015 dhe është organizatë jofitimprurëse me fokus për dialog midis drejtuesve të korporatave amerikane dhe udhëheqësve politikë nga Evropa Qendrore./21Media