Festat e fundvitit kanë bërë që mërgimtarë të shumtë t’ia mësyjnë Kosovës për t’i kaluar këto festa me familjarët e tyre.

Mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twtter.

Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi.

Po ashtu edhe në pikat kufitare kanë filluar të shtohen pritjet.