Merkel tha se për hapat e mëtutjeshëm do të diskutohet javën e ardhshme

Merkel tha se për hapat e mëtutjeshëm do të diskutohet javën e ardhshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha pas një mbledhje të kabinetit të krizës të enjten, se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Gjermani krijon një optimizëm të kujdesshëm, por se është shumë herët të flitet për t’u kthyer në normalitet.

Në të njëjtën kohë ajo paralajmëroi që përkundër kësaj, është ende herët për t’u shfuqizuar masat për të zvogëluar kontaktet sociale.

“Zhvillimi i fundit në numrin e të infektuarve krijon një shpresë të kujdesshme. Ne duhet të jemi të përqendruar pasi situata është ende e brishtë. Ne mund të shkatërrojmë me lehtësi atë që kemi arritur dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Merkel.

Ajo njoftoi se hapat e mëtejshëm dhe lirimi i mundshëm i masave të kufizimit do të diskutohen javën e ardhshme.