Messi frymëzon Barcelonën për një tjetër fitore në La Liga
7 Shkurt 2021
Barcelona ka korrur një tjetër fitore shumë të mundimshme në La Liga duke e mposhtur Real Betisin me përmbysje me rezultat 3-2.
Ronald Koeman e filloi ndeshje pa Lionel Messin, por u desh inkuadrimi i tij në pjesën e dytë për ta frymëzuar Barcelonën drejt fitores.
Po zhvillohej minuta e 38’ e ndeshjes kur Iglesias e befasoi Barcelonën duke realizuar për epërsinë e Real Betisit dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Ronald Koeman e inkuadroi në lojë Lionel Messin i cili pas vetëm dy minutave që hyri në fushe e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 59’.
Pastaj Barcelona kaloi në avantazh pas autogolit të Ruiz në minutën e 68’. I njëjti lojtar e barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 75’ kur u asistua nga Nabil Fekir.
Por, për fitoren me përmbysje të Barcelonës u përkujdes Trincaoi i cili shënoi golin vendimtar tre minuta para mbylljes së takimit.
Kështu Barcelona mori tre pikë të reja dhe tani i ka 43 sosh duke u renditur në vendin e dytë.