Ministria e Financave ka njoftuar se ka themeluar Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave, lidhur me subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve.

“Referuar vendimit Nr. 10/33 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve, MF njofton se është themeluar Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave. Ankesat e juaja mund t’i adresoni tek ky Komision në e-mail adresën: [email protected]. Pas shqyrtimit të ankesave tuaja, ju do të merrni përgjigje zyrtare në e-mailin që e keni lënë si kontakt në ankesën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.