Juristi Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj paralajmërimeve të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj se do të veprojnë me forcën e ligjit kundër të gjithë qytetarëve që nuk respektojnë masat anti COVID-19, në kohën kur vendi ynë po përballet me një shtim të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Mirë shumë, vetëm të kishe pas ligjin e miratuar, e që nuk e ke. Kur nuk e ke, duhet ri-formuluar fjalinë, do të veprojmë me forcën e lutjes, komunikatës dhe vullnetit të qytetarëve se sa donë ta ruajnë veten, shëndetin e të tjerëve”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Në 24 orët e kaluara në vendin tonë janë konfirmuar edhe 122 raste të reja me Covid-19.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se rritja e numrit të rasteve me koronavirus po rrezikon kapacitetet e Klinikës Infektive dhe se mosrespektimi i masave mbrojtëse mund të çojë në kthimin e izolimit total.