Milan – Lazio, formacionet zyrtare
23 Dhjetor 2020
Ndeshja kryesore e xhiros së 14-të në kampionatin italian të futbollit, të njohur si Serie-A do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” ndërmjet Milanit dhe Lazios me fillim nga ora 20:45.
Skuadra e Stefano Piolit është lidere e tabelës, e ndjekur nga Interi me vetëm një pikë më pak, andaj edhe do ta kenë presionin për të fituar, përcjell KosovaPress.
Këto janë formacionet zyrtare:
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kalulu, Romagnoli, T. Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leão.
LAZIO (3-5-2): Reina; Patric, Luiz Felipe, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.