Milan mposht edhe Romën
Futbollistët e Milan shënuan fitore sonte në udhëtim në derbin e madh të Serie A.
Rossonerët dominuan në çdo aspekt të ndeshjes dhe me meritë mposhtën Romën e Jose Mourinho.
Mysafirët erdhën në epërsi përmes golit të Zlatan Ibrahimoviq në minutën 25.
Në pjesën e dytë Milan shënoi edhe një herë, kësaj radhe përmes Franck Kessie në minutën 57 nga penalltia.
Golin e vetëm për vendësit e shënoi Stephan el-Shaarawy në minutën e tretë të kohës shtesë.
Milan nga minuta 66 mbeti me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq u ndëshkua Theo Hernandez.
Kjo është fitoja e dhjetë për Milan nga 11 ndeshje dhe kanë vetëm një barazim, duke u renditur në pozitën e dytë me 31 pikë, po aq sa ka edhe Napoli në krye të tabelës, por me gol-dallim më të mirë. Roma ndërkaq mbetet e katërta me 19 pikë.