Milan po shikon mundësinë rreth një transferimi të mundshëm të mbrojtësit 20 vjeçar të Schalkes Ozan Kabak.

Me problemet financiare të klubit gjerman, Milan po shikon të transferoj lojtarin nga Kombëtarja e Turqisë për një shumë rreth 25 milionë euro, shumë e cila spekulohet të jetë e mjaftueshme për krerët e klubit të Schalkes.

Për Kabak, i interesuar është edhe gjiganti anglez Liverpool, por si duket “Rossonerët” janë seriozisht në garë për shërbimet e mbrojtësit 20 vjeçar.