Milan po monitoron situatën e Thauvin
7 Janar 2021
Gjiganti italian AC Milan është duke e monitoruar situatën e sulmuesit francez Florian Thauvin, raporton “CalcioMercato”.
Kontrata aktuale e Thauvin me Marseille do të skadojë këtë verë, dhe klubi i tij është i gatshëm ta humbasë atë si agjent të lirë.
AC Milan janë të gatshëm t’i ofrojnë Thauvin një kontratë katër vjeçare, ku edhe janë favoritë për të nënshkruar me sulmuesin.