Ainsley Maintad-Niles do të kalojë në radhët e ‘rosonerëve’, raportojnë mediat angleze.

Mikel Arteta nuk llogarit në mbrojtësin e djathtë dhe për këtë arsye e vendosi Niles në listën e transferimeve.

Kjo është arsyeja pse Milani do të blejë Maitland-Niles, për të cilin ishin interesuar verën e kaluar.

Futbollisti i ri mund të luajë gjithashtu në mesfushë, dhe të mbulojë pozicionin e majtë.

Këtë sezon, ai luajti si për ekipin e parë ashtu edhe për rezervat e Arsenalit, dhe pati gjithsej 24 paraqitje.