Milani sot ka regjistruar një fitore minimale ndaj Genoas, të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “San Siro”.

Ante Rebic me golin e tij të realizuar në minutën e 13’ si dhe autogoli i Scamarcas ia kanë siguruar Milanit tri pikë shumë të rëndësishme.

Për Genoan golin e vetëm e ka realizuar Mattia Destro në minutën e 37’.

Me këtë fitore, Milani tani ka 66 pikë në vendin e dytë, kurse Genoan ka 32 pikë në vendin e 14-të.