Milan ka hedhur poshtë ofertën e Paris Saint-Germain për mesfushorin Ismael Bennacer.

PSG ofroi 30 milionë euro, por ‘kuqezinjtë’ e refuzuan.

Milan kërkon më shumë para për transferimin e lojtarit të kombëtares algjeriane.

Bennacer ishte lojtari më i mirë i Kupës së Kombeve Afrikane dhe Milani e bleu nga Empoli për 16 milionë euro.

Ai luajti 23 ndeshje këtë sezon për Milan dhe regjistroi një asistim.

PSG dëshiron Bennacer pasi i përshtatet në mënyrë të përsosur sistemit të tij të lojës, por 30 milionë euro nuk janë të mjaftueshme.

‘Kuqezinjtë’ po kërkojnë që minimumi të jetë 40 milionë euro.