Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e konfirmoi vet Likaj përmes një postimi në rrjete sociale që shtoi se po ndihet mirë me shëndet dhe është në vetëizolim.

Ai ftoi edhe njëherë për respektim të masave në mënyrë që të ndihmojmë personelin shëndetësor që po përballet me numër të shtuar të rasteve me COVID.

“Ju njoftoj se kam dalë pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht po ndihem mirë dhe po përpiqem që të punoj nga shtëpia ku po qëndroj në vetëizolim. Tejkalimin e kësaj sfide po ma lehtëson kujdesi i familjes dhe interesimi i miqve dhe dashamirëve të cilët i falënderoj. Shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë të cilët edhe pse të stërngarkuar me punë, duke u ballafaquar me rrezikun ndaj shëndetit, po punojnë me zell dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës. Virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare, prandaj, ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj, të afërmve tuaj dhe të gjithë njerëzve. Vetëm të bashkuar në respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19 ja dalim ta fitojmë luftën me virusin, ndihmojmë punonjësit shëndetësorë dhe i kontribuojmë shtetit tonë”, shkroi Likaj në Facebook.

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se kam dalë pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht po ndihem mirë dhe po përpiqem që të…

Posted by Ramë Likaj on Wednesday, November 11, 2020