Me qëllim të njohjes për së afërmi me operacionet e deminimit të FSK-së, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni ka vizituar sot njësinë operuese të deminimit të FSK-së që po zhvillon operacionin e deminimit në Babaj të Bokës së Gjakovës.

Komandanti i Kompanisë së Deminimit major Gëzim Sada e ka njoftuar ministrin Quni me kapacitetet trajnuese dhe nivelin e profesionalizimit, si dhe me operacionet e deritashme dhe ato të planifikuara të deminimit veçanërisht në Babaj të Bokës.

Nga ana e tij, ministri Quni ka përgëzuar kompaninë e deminimit për të arriturat gjatë procesit të deminimit dhe u zotua për ofrimin e mbështetjes maksimale për të avancuar më tej në përmbushjen e misionit të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve.