Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ndarë mirënjohje për vullnetarët e vitit.

Me këtë rast, Dumoshi ka thënë se kjo është ditë e veçanta sepse një pjesë e vullnetarëve përveç se e kanë emrin vullnetarë, për ta është një humanitet i cili buron nga zemra për t’i ndihmuar të tjerëve dhe kjo është e njoftuar në botë.

Dumoshi ka thënë se është mirë që edhe Kosova ka instaluar udhëzimin administrative ku organizatat që merren me punë vullnetare do të shpërblehen për humanizëm.

“Është mirë që edhe Kosova e ka instaluar me udhëzimin administrativ, ku UNICEF-i dhe organizatat tjera, dhe është vendosë ky rregull dhe tash është dita për shpërblimin e punës së juaj, ku do të shpërbleheni, ku shpërblimi është mbase vetëm një kujdes ndaj punës së juaj, por edhe shpirti dhe humanizmi i juaj të cilin e tregoni edhe shpërfaqen ndaj njerëzve që kanë nevojë në mënyra të ndryshme dhe sidomos këtë vit kur ka qenë sfidues me COVID, dhe ju keni qenë ata që jeni angazhuar për njerëzit me nevojë”, ka thënë Dumoshi.

Dumoshi ka thënë se dje ka nënshkruar edhe projektligjin për të rinjtë, të cilët e kanë kërkuar vet të rinjtë për zgjatjen e pagës për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, por është cekur edhe puna e vullnetarëve e cila do të trajtohet si çështje.

“Dje e kam nënshkruar projektligjin të cilin e kam proceduar në Qeverinë e Kosovës, ligjin për të rinjtë, ku është punuar me grupe të ndryshme, ku në ligjin për të rinjtë është zëri i juaj, atë që e keni kërkuar pagën, moshën të cilën e kemi zgjatë dhe e kemi bërë deri në moshën 29 vjeçare, po aty është potencuar edhe puna vullnetare e cila duhet të vie në konsiderim dhe të trajtohet kjo çështje”, ka thënë Dumoshi.

E shefi i zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin ka thënë se janë mijëra vullnetarë me të cilët punojnë, dhe se vetëm në muajin tetor në pesëmbëdhjetë komuna, për dy javë janë mbledhur tre mijë vullnetarë që kanë dalur në rrugë për të biseduar me mosha të ndryshme me qëllim ndërveprimi në mes gjeneratave.

“Për ne ka qenë kënaqësi që të jemi pjesë e këtij rrugëtimi, duke filluar nga platforma që e kemi bërë së bashku, mirëpo edhe për vet faktin që kemi 10 mijë vullnetarë që janë të regjistruar në këtë platformë […]Gjatë muajit tetor, në pesëmbëdhjetë komuna kam parë fushata, ku për dy javë, tre mijë vullnetarë janë dale nëpër rrugë dhe kanë bashkëbiseduar me njerëz të grup moshave të ndryshme, me qëllim të ndërveprimit në mes gjeneratave, dhe kjo është ajo që Kombet e Bashkuara duan, socializmi, që të rinjtë të jenë pjesë e zgjidhjes”, ka thënë Sahin.

Ndërsa vullnetarja që ka marrë mirënjohje, Elisa Haxhija ka falënderuar MKRS-në për vlerësimin e punës së vullnetarëve, ku kjo i motivon që të punojnë edhe më shumë.

“Synimi i jonë është për të punuar bashkë me juve dhe me arrit për Kosovën sepse tek e fundit është vendi jonë, duhet ta duam shumë dhe të punojmë për të. Gjithashtu falënderojmë edhe platformën Kosovo Volunteers, për shkak se na ka dhënë mundësinë që puna e vullnetarëve të paktën le të ndihet dhe ta dimë që rinia e Kosovës me të vërtete punon dhe ka mundësi për ndryshim dhe zhvillim”, thotë ajo.

Dumoshi ka thënë se mirënjohje dhe tablet që është dhënë për vullnetarët duhet të shërbejnë si stimulim dhe tregim i suksesit të cilët e bëjnë të rinjtë e Kosovës për shoqërive në pjesë të ndryshme./kp