Ministrja e Mbrojtjes preket me COVID-19
29 Nëntor 2020
Ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner sot doli pozitive pas testit për koronavirus.
Ajo ka qenë në vet-izolim për dhjetë ditë, si personi kontaktues i një personi që vuante nga sëmundja infektive.
Tanner është anëtarja e dytë e qeverisë austriake, pas ministrit të Jashtëm, Alexander Schalenberg, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus.
Ministri i Punëve të Jashtme nuk kishte asnjë simptomë, ashtu si ministrja e Mbrojtjes, e cila tani do të kryejë të gjitha punët e shtetit nga shtëpia e saj.