​MINT fton qytetarët t’i adresojnë ankesat për çdo keqpërdorim me çmimet në treg

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT) ka ftuar qytetarët që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet ne treg.
Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/
“Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e MINT./21Media

Back to top button