Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./21Media