Moti do të vazhdoj të jetë i ndryshueshëm gjatë kësaj jave në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut e ku do të ketë edhe intervale me diell.

Shi parashihet të bie edhe të martën. Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell. Shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.