Moti sot dhe nesër
18 Dhjetor 2020
Gjatë së premtes dhe të shtunës në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Kështu bëhet e ditur nga parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
IHMK parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./21Media