Moti në vendin tonë do të vazhdoj të jetë stabile. Moti i ngjashëm e kryesisht me diell do të vazhdoj deri të shtunën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Kjo gjendje stabile vie si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet nga IHK.