Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare./21Media