Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes./21Media