U  emëruaMinistr bordi i SHSKUK

U  emëruaMinistr bordi i SHSKUK

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot është emëruar Bordi i ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Sipas ministrisë me rënien e qeverisë së kaluar bordi kishte mbetur jofunksional. Andaj siç vlerëson kjo ministri në kohën kur Kosova po përballet me COVID-19  është sëndësishme që SHSKUK  të jetë funksional.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëjë me dije se prej sot bordi deri tani jo funksional prej këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës është plotësisht funksional dhe do t’i dalë në ballë sfidës më të jashtëzakonshme që e ka Shërbimi ynë spitalor. Për dijeni tuaj të nderuar qytetarë, me rënien e Qeverisë paraprake, bordi pati mbetur mbetur jo-funksional, pa kuorum, për shkak të largimit të disa prej anëtarëve.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, prof. Dr. Naser Ramadani, vazhdon të jetë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Koordinimi me MSh-në si autoriteti më i lartë shëndetësor në vend dhe me nivelet e tjera të kujdesit shëndetësor ka qenë i shkëlqyer edhe falë punës dhe angazhimit të IKSHPK-së. Me propozimin e Prof. Ramadanit dhe pëlqimin e tij, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi, mikrobiolog, i cili është përgjegjës për testimit me RT-PCR të mostrave të mbledhura për testim në COVID-19.”, thuhet tutje në kumtesë./21Media