‘Xhebrailat’ është tifo-grupi i njohur që mbështet klubet sportive nga Suhareka me organizimet e tyre të ndryshme.

Sot ata po festojnë 28 vjetorin e themelimit dhe për këtë janë uruar nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Muharremaj ka thënë se krenohet me energjinë, vullnetin dhe dashurinë që ata iu japin klubeve sportive në Suharekë.

“28 vjet me Xhebrailat  Krenohemi të gjithë me energjinë e tyre, me vullnetin dhe dashurinë, që me e japin për klubet sportive të Suharekës… Urime”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.