Sulmuesi i Atalantas Luis Muriel beson se lufta për titull në Serie A nuk do të jetë aspak e lehtë duke paralajmëruar Juventusin për rivalitetin e madh që e pret.

Sulmuesi kolumbian, i cili realizoi 18 gola në 34 paraqitje sezonin e kaluar, shikon përpara dhe beson se ky do të jetë një “kampionat i bukur”.

“Interi është përforcuar me lojtarë të rëndësishëm, pastaj Milani ka entuziazëm dhe dëshirë për të bërë mirë”, tha ai për “Sky Sport Italia”.

“Ju nuk mund të përjashtoni Lazion, Napolin dhe Romën, tri klube që janë gjithmonë në pjesën e epërme të tabelës. Pastaj aty jemi edhe ne.”

“Do të jetë një kampionat i bukur. Nuk mendoj se do të jetë e lehtë për Juventusin që ta fitoj titullin”, përfundoi Muriel.