Lajmi i fundit i cili erdhi nga klubi italian Lazio ku u konfirmua se sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, nuk është pritur mirë as nga shtabi teknik i Përfaqësuese së Kosovës dhe të gjithë tifozët e futbollit kosovarë.

Gjithnjë sipas njoftimit të lëshuar nga Lazio ku thuhet se Muriqi pritet të rikthehet nga mesi i muajit tetor, kjo nënkupton që reprezentuesi nga Kosova mund të mungojë për ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian “Euro2021”

Vedat Muriqi po ashtu nuk u paraqit në dy ndeshjet që Kosova i zhvilloi gjatë këtij muaji për shkak të lëndimit. Ai së fundi iu bashkua Lazio nga klubi tirk Fenerbahche.