Mustafa: Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?

Mustafa: Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ftoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të thërrasë zgjedhje të reja për të mos e çuar vendin në “vëllavrasje”.

Në një postim në Facebook, ndër të tjera Mustafa ka thënë se diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë, por edhe i disave nga Shqipëria.